Lajme
Kërkimi i fëmijës nga Gjilani po bëhet me dronë, do të angazhohen edhe FSK-ja
Demokracia
22:36 | 27 Prill 2025

Share:

Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Sipas njoftimit të familjes, nga ora 15:00 nuk dihet për vendndodhjen e fëmijës.

Familja ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vogëlushit, ndërsa ka njoftuar se është autik.

Të gjithë që mund të kenë informata mund të telefonojnë në numrin e telefonit: 049/902-750.

E për gjetjen e vogëlushit ka  nisur një operacion i kërkim-shpëtimit.

Detaje ka dhënë Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim.

“Kërkimet janë duke u zhvilluar me dronë. Fillimisht jemi duke kërkuar në një perimetër më të ngushtë e pastaj do të shkojmë duke e zgjeruar kërkimin. Jemi të fokusuar po ashtu edhe në kontrollimin e shtëpive dhe objekteve të pabanuara”, deklaroi Maloku për KlanKosova.

“Në vendin e ngjarjes janë policia po i presim të vijnë edhe pjesëtarët e FSK-së. Operacioni i kërkimit po zhvillohet në qytetin e Gjilanit”, theksoi ai.

 

Të ngjashme