ShowBiz
Vdes një nga të pandehurit kryesorë para gjyqit për grabitjen e Kim Kardashian
Demokracia
22:18 | 27 Prill 2025

Share:

Pak ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Paris për grabitjen spektakolare të Kim Kardashian në vitin 2016, një nga të pandehurit kryesorë ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Marceau Baum-Gertner, një figurë e njohur e nëntokës pariziane, i cili dyshohet se ka ndihmuar në shitjen e bizhuterive të vjedhura me vlerë rreth 10 milionë euro. Ai vdiq më 6 mars, ndërsa arsyeja e vdekjes nuk është bërë publike, transmeton klankosova.tv.

Baum-Gertner nuk ishte pjesëmarrës direkt në grabitje, por akuzohej për trafik sendesh të vjedhura. Pas lirimit me kusht, ai jetonte në Paris dhe ishte nën mbikëqyrje policore.

Tani në bankën e të akuzuarve sipas Mail Online, do të jenë 10 nga 12 personat fillestarë, të njohur në media si “banda e gjyshërve”.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2025