Sport
Pamje, kështu Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’
Demokracia
19:28 | 27 Prill 2025

Share:

E shtuna ishte një ditë euforike për Barcelonën pasi ata fituan Kupën e Mbretit për herë të 32-të pasi mposhtën Real Madridin në finale pas vazhdimeve me reuzltat 3-2.

Për ekipin e Hansi Flick, ky mund të jetë fillimi drejt një triplete historike, por për momentin, është një moment i madh pasi ata kanë mposhtur për herë të tretë këtë sezon rivalin e tyre të përbetuar, shkruan Insajderi.

Përballja në ‘La Cartuja’ ishte një ku emocionet ishin tejet të mëdha, me tre lojtarë të Real Madridit të cilët u përjashtuan nga gjyqtari Ricardo De Burgos Bengoetxea.

Pas fishkëllimës së fundit të tij, kishte edhe më shumë zemërim për një tjetër lojtar të Real Madridit.

Kamerat e kapën momentin kur pas përfundimit të ndeshjes, Gavi shkoi për të festuar në fytyrën e Raul Asencios.

Pamjet e publikuara nga Diario AS shfaqin se Asencio reagoi ndaj veprimit të Gavit, para se të ndalohej nga bashkëlojtari i tij Endrick Felipe.

Kjo nuk ishte përleshja e vetme që pati Gavi para dhe pas Kupës së Mbretit, pasi ai u përball gjithashtu edhe me Jude Bellingham gjatë ndeshjes.

Të ngjashme