Lajme
Pejën e merr uji pas reshjeve të mëdha të shiut
Demokracia
19:25 | 27 Prill 2025

Share:

Sot pasdite reshje të mëdha të shiut kanë rënë thuajse në gjithë vendin.

Megjithatë situatë më alarmante është paraqitur në qytetin e Pejës, shkruan Reporteri.net.

Nga videot e publikuara nga qytetarët në rrjetet sociale shihet se disa pjesë të këtij qyteti janë vërshuar.

Dhe në videon tjetër mund ta shikoni se vërshimet janë të mëdha.

Kujtojmë se një rast i rëndë kishte ndodhur pikërisht në qytetin e Pejës në qershorin e vitit 2023, ku një nënë dhe djali i saj kishin humbur jetën si pasojë e vërshimeve nga shiu. /Reporteri.net/.

 

Të ngjashme