Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen te sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Ndërkaq, sipas IHMK pritet të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s.