Në Post Big Brother VIP Albania, një debat i ashpër shpërtheu mes Rozana Radit, Gerta Gixharit dhe Laertit.
Gjithçka nisi kur Rozana përballoi Gertën, duke e akuzuar se kishte ndryshuar qëndrim pas daljes nga shtëpia.
Rozana e pyeti pse në fillim Gerta kishte shprehur dëshirën që të fitonte Gjesti, ndërsa më vonë nuk kishte dhënë një emër të qartë për fituesin.
Gerta iu përgjigj qetësisht, duke sqaruar se gjithmonë kishte pranuar fitoren e Gjestit, por nuk kishte qenë asnjëherë mbështetëse e Rozanës për fitore.
E pyetur nga Rozana se kur e kishte kuptuar që ishte me Gjestin, Gerta dha një përgjigje që bëri shumë përshtypje.
Ajo risolli në vëmendje momentin e famshëm kur Jozi e goditi me shuplakë Gjestin brenda shtëpisë.
Në pamjet që u shfaqën, shihej qartë që vetëm Gerta dhe Egli iu afruan Gjestit dhe i qëndruan pranë, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan pasivë, pa ndërhyrë, thjesht duke parë.
Ky moment u bë viral në rrjetet sociale dhe Rozana u përball me shumë kritika për mungesën e reagimit të saj.
Gerta tha: “E kuptova që isha me Gjestin në momentin që Jozi i dha shpullën dhe ju të dy qëndruat si statuja, ndërsa unë i qëndrova pranë”.