Lajme
Kadrijaj: S’kemi ndryshuar qëndrim për Haxhiun
Demokracia
22:57 | 26 Prill 2025

Share:

Të shtunën nga ora 10:00 do të zhvillohet seanca e shtatë konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me votimin për postin e kryeparlamentares, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me kandidaturën e Albulena Haxhiut.

Deputetja Time Kadrijaj ka deklaruar se qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar dhe ka theksuar se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje të sigurojë votat e nevojshme.

“Ne nuk kemi lëvizur nga qëndrimi ynë për votimin e kryeparlamentares. Është detyrë e LVV-së të angazhohet për të mbledhur votat e nevojshme”, tha Kadrijaj për GazetaBlic.

Të ngjashme
Lajme • 27 Prill 2025