ShowBiz
Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur
Demokracia
22:09 | 26 Prill 2025

Share:

Spektakli Post Big Brother VIP Albania nisi me shumë energji, por vëmendja shkoi menjëherë te deklaratat e bujshme të Laertit për fituesin e këtij edicioni, Gjestin.

Pas përfundimit të finales, Laerti kishte komentuar ashpër, duke thënë se “Big Brother-in e fitoi një analfabet funksional që shkatërroi shtëpinë dhe çoi në rrënim një vajzë”, duke iu referuar Eglit.

Përplasja mes Laertit dhe Gjestit në studio ishte e pashmangshme. Laerti theksoi se qëndron ende pas fjalëve që ka thënë dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ato deklarata.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas, në lidhje me këtë çështje, u pyet edhe Egli, e cila u shpreh se gjendja e saj emocionale e rënduar gjatë qëndrimit në shtëpi nuk ishte më një sekret për askënd.

Kur Ledioni e pyeti drejtpërdrejt nëse e konsideron veten të “shkatërruar” nga marrëdhënia me Gjestin, Egli u përgjigj: “Jo, për sa kohë jam këtu, jam mirë dhe e lumtur, nuk mund të them se jam e shkatërruar”.

Spektakli vazhdoi me shumë emocione, ndërsa debatet dhe reflektimet e banorëve sollën në skenë edhe një herë intensitetin që shoqëroi këtë sezon të Big Brother VIP Albania.

Të ngjashme