Sport
Zabërgja flet për tandemin që kishte krijuar me Mentor Zhdrellën
Demokracia
22:08 | 26 Prill 2025

Share:

Enis Zabërgja ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka rrëfyer shumë prapaskena, ndërsa u ndal edhe tek tandemi që kishte krijuar me Mentor Zhdrellën.

“Me Mentorin dhe me Labin (Labinot Osmanin) kemi qenë me të vërtetë një treshe shumë e mirë”, ka thënë fillimisht ish-lojtari.

“E kemi ditur për njëri-tjetrin përmendësh se ku jemi, ka qe një treshe perfekte”.

“Me Mentorin kuptoheshim vetëm me një shikim dhe besoj se ai ka qenë tandemi im më i mirë në futboll…”, ka vazhduar më tej Zabërgja.

Të ngjashme