Lajme
Të drejtat e fëmijëve: 20 vjet mbështetje sllovene për kosovarët
Demokracia
22:03 | 26 Prill 2025

Share:

Në ambientet e shkollës nuk qenë, por kësaj radhe bashkë i bëri biblioteka kombëtare.

Ndonëse jo për të lexuar, këta fëmijë, këtij institucioni ia mësyn për të marrë pjesë në  konferencën e thirrur në nderë të 20-vjetorit të zbatimit të projektit “Të drejtat tona mbi edukimin për të drejtat e fëmijëve në Kosovë”.

Kjo ngjarje që u organizua nga Instituti për Promovimin e Arsimit, e mbështetur nga ambasada Sllovene në Kosovë kishte për qëllim krijimin e hapësirës për fëmijët dhe mësimdhënësit që të ndajnë përvojat, arritjet dhe praktikat më të mira të zhvilluara gjatë këtij projekti.

Përmes këtij programi që deri tani u zbatua në gati 700 shkolla të vendit e për synim ka  edukimin e fëmijëve për të drejtat e tyre, përmes albumeve për nxënës, përfituan edhe filloristët e komuniteteve joshumicë. Megjithatë, prapë se prapë u tha se disa nga këta të fundit përballën me diskriminim.

Në shenjë falënderimi për mysafiret, disa nxënëse iu dhuruan piktura.

Projekti “Të Drejtat Tona” është zbatuar në Kosovë që nga viti shkollor 2005/2006 dhe vazhdon edhe sot, duke i targetuar fëmijët e moshës 9-13 vjeç.

Të ngjashme
Lajme • 27 Prill 2025