Lajme
Shahini: Mos formimi i Institucioneve dëmton ekonominë, zvogëlon investimet e huaja dhe bllokon procesin integrues
Demokracia
09:35 | 26 Prill 2025

Share:

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin e tij për pasojat e mos konstituimit ,duke theksuar se mos formimi i institucioneve është një dëm i madh për vendin.

Sipas Shahinit, kjo krizë politike po dërgon një mesazh të keq për rajonin dhe për Perëndimin, duke u treguar liderëve të tjerë të Ballkanit dhe institucioneve ndërkombëtare se liderët kosovarë nuk janë të gatshëm të vendosin interesat e shtetit mbi ato partiake dhe personale.

‘’Mos konstituimi i institucioeneve të Kosovëështë dëm i madh politik ,ekonomik, diplomatik dhe integrues. Kur flasim në aspektin politik është se po i dërgon mesazh të keq tërë Ballkanitdhe perëndimit se liderët tonë janë ende të papjekur politikisht për ti vendosur interesat e veta prapa interesave të shtetit, por po duket që interesat partiake dhe personale janë para shtetit’’, tha Shahini.

Ai theksoi se Kosova, në këto kushte, nuk mund të integrohet në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të mendojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

‘’Kur flasim pëdiplomaci dhe integrim flasim që Kosova në këtorrethana nuk mund të integrohet e as të mendohet që ne tëanëtarësohemi apo të na pranojë ndonjë institucion ndërkombëtarapo shtet’’, deklaroi kryetari i AKB.

Po ashtu, Shahini theksoi ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj situate mbi ekonominë dhe investimet e huaja. Ai tha se investitorët janë të frikësuar nga pasiguria e krijuar nga mungesa e institucioneve dhe se Kosova nuk mund të tërheqë investime të huaja pa një stabilitet politik dhe institucional.

‘’Kur flasim për ekonominë dhe investimet, investitorët nuk vijnënë një ‘’ngë’’ të tillë dhe investitorët e huaj i frikësohen këtyre gjerave’’, përfundoi Shahini.

Të ngjashme