Lajme
Tragjedi në Zvicër: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Gjakovë
Demokracia
08:34 | 26 Prill 2025

Share:

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur komunitetin kosovar dhe ata që e kanë njohur 28-vjeçarin Fluturim Rexha, i cili ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Zvicër.

Sipas mediave zvicerane dhe familjarëve të tij, Fluturimi vdiq në një nga kantierët e mëdhenj të ndërtimit në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, mëngjesin e së mërkurës.

Në shenjë respekti, i ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes, Dobrosh, në Gjakovë, ku mori lamtumirën e fundit nga familjarët, miqtë dhe bashkëvendasit.

Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka shkruar në Facebook për vdekjen e Fluturimit, duke e kujtuar atë si një nxënës shembullor dhe një njeri me kulturë të lartë.

Ajo tha se Fluturimi ishte gjithmonë një person që rrezatonte dashuri dhe respekt për të tjerët, duke lënë pas një pasqyrë të denjë për t’u pasuar nga të rinjtë.

“Me nderimet më të larta, me pikëlim të madh, i dhamë lamtumirën e fundit Fluturimit tonë të shkëlqyeshëm, një nxënës shembullor që gjithmonë e shpërndante dashurinë dhe kulturën e lartë njerëzore dhe qytetare”, shkroi Haxhiu.

Të ngjashme