Lajme
Lekaj: Nuk ka bashkëpunim me Kurtin, edhe sikur të na ofronte pozitën e kryeministrit
Demokracia
18:37 | 25 Prill 2025

Share:

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë kritik ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për situatën në të cilën është vendi për mos konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin DPT Fidani, Lekaj është shprehur se Kurti do të duhej të sillej më mirë me partitë e tjera politike që t’i ketë votat, për t’u votuar propozimi për kryetare të parlamentit që është Albulena Haxhiu.

I njëjti shtoi se Kurti ka fyer kryetarët e partive të tjera politike.

“Këtë shkollën e fyerjeve e ka sjellë vet Z.Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka lënë gjë pa sharë, nuk ka lënë gjë pa fyer, nuk ka lënë figurë politike apo kryetarë të subjekteve politike pa i fyer këto katër vite”.

“Dhe ajo çfarë ka ndodhur? Është dashtë ne të mendojmë të gjitha subjektet politike pa përjashtim se do të vijë një ditë që duhet të ketë bashkëpunim”, ka thënë Lekaj.

Lekaj deklaroi se partia e tij assesi nuk do të hyjë në koalicion me Albin Kurtin.

“JO, është e prerë. E kemi thënë qartë ne në AAK, që sikur Kurti të na ofrojë edhe pozitën e kryeministrit, nuk ka bashkëpunim”.

 

Të ngjashme
Lajme • 26 Prill 2025