Lajme
Sindikata e ATK-së i reagon Muratit, punonjësit janë të zhgënjyer dhe pa motiv për punë
Demokracia
14:15 | 25 Prill 2025

Share:

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, shpreh reagim ndaj neglizhencës të Ministrit të Financave Hekuran Murati, lidhur me moszbatimin e Ligjit Nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Bazuar në kërkesat e shumta të stafit drejtuar Sindikatës të cilat i kemi adresuar me kohë përmes e-mailit zyrtar dhe shkresave të protokolluara të personi përgjegjës, ministri përkatës, duke mbajtur të informuar edhe ML të ATK-së, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, deri më tani përveç që nuk ka dhënë asnjë përgjigje nga ana e tij, ai nuk ka ndërmarr veprimet për të cilat obligohet sipas ligjit të lartcekur, përkatësisht nuk ka nxjerrë Rregulloren për klasifikimin e pozitave të zyrtarëve të ATK-së.

Si pasojë e mosmiratimit të kësaj rregulloreje për punëtorët e ATK-së, draftin e së cilës, Ministri vazhdon ta mbajë në sirtarët e tij, edhe pse ka konfirmuar dhe premtuar që shumë shpejt do të miratohet, punëtoret e ATK-së përveç që nuk kanë përfituar asnjë rritje të pagës, ata janë dëmtuar edhe me Ligjin për Buxhetin i cili kishte paraparë rritje e pagave për sektorin publik, për secilën pozitë/koeficient 0.5, në këtë rast si pasojë e mosmiratimit të kësaj rregulloreje, shumica e punëtorëve të ATK-së nuk kanë përfituar asgjë.

Duke marrë parasysh faktin se mosmiratimi i kësaj rregullore nënkupton direkt mos vlerësim të punës dhe angazhimit të stafit të ATK-së, përkundër kompleksitetit dhe vëllimit të madh të punës, që si rrjedhojë po ndodhin edhe dorëheqje të shumta të stafit të kualifikuar si dhe mos pranimit të punëtorëve të rinjë, punëtorët janë të ngulfatur më punë, ndaj taktikat bllokuese nga ana e Ministrit pa asnjë arsye dhe pa kurrfarë kuptimi, ka shfaqur një zhgënjim dhe de motivim për punëtoret e ATK-së, si rezultat nga i cili Sindikata ka ushtruar të drejtën ligjore duke dorëzuar padi në gjykatën kompetente, dhe njëkohësisht është duke i shqyrtuar kërkesat nga stafi për protesta dhe greva të përgjithshme.

Të ngjashme