Sport
Milani do të përballet me Bolognan në finale të Kupës së Italisë
Demokracia
13:43 | 25 Prill 2025

Share:

Bologna është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pas fitores 2-1 ndaj Empolit.

Vendasit, ndonëse kishin epërsinë prej 3-0 nga ndeshja e parë, atë e thelluan në minutën e 7-të ku Fabbian shënoi për 1-0.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 33-të me anë të Kovalenkos, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa në minutën e 86 të ballafaqimit, vendasit shënuan golin e fitores me anë të Dallingas, ku rezultati i përgjithshëm ishte 5-1.

Në finale, Bologna do të përballet me Milanin, i cili dje e mposhti Interin me rezultat të thellë prej 0-3.

Të ngjashme