Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën e gjashtë me radhë të karakterit konstituiv, e cila u hap nga kryesuesi Avni Dehari.
Në hapje të seancës, Dehari ftoi Glauk Konjufcën për të paraqitur kandidaturën për postin e kryetares së Kuvendit.
Konjufca ka rikonfirmuar se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë mbetet Albulena Haxhiu.
Megjithatë, votimi për zgjedhjen e saj ka dështuar sërish. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 47 kundër, ndërsa 3 abstenuan.
Pasi nuk u arrit numri i nevojshëm i votave, kandidatja Haxhiu nuk u zgjodh në krye të Kuvendit dhe seanca u mbyll. Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 27 prill./Insajderi