Bekim Brestovci, drejtori që gëzon privilegjin të udhëheqë dy pozita njëherësh në Komunën e Prishtinës, atë të Inspektoratit dhe të Shërbimeve Publike ka vendosur ta zgjerojë aktivitetin e tij edhe në sektorin privat. Dhe këtë herë, jo vetëm si biznesmen, por edhe si burrë i dashuruar, shkruan Demokracia.com.
Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Demokracia.com, në janar të këtij viti është regjistruar një kompani e re me emrin po aq romantik sa edhe simbolik: Lina&Kim Consulting SHPK. Zyrtarisht, ajo figuron në emër të Bekim Brestovcit, por mbetet e paqartë nëse e ka hapur vetë ai, apo ndoshta e ka ndërmarrë këtë hap e dashura e tij, Angelina Shala, që mund ta ketë zgjedhur vetë edhe emrin e kompanisë “Lina” nga pseudonimi i saj, dhe “Kim” si shkurtim i emrit të Bekimit.
Te dy kane nga 50 për qind te aksioneve.
Në këtë mënyrë, Brestovci ka vendosur që dashurinë ta kurorëzojë në mënyrën më institucionale të mundshme, përmes një biznesi që ofron “këshillime për biznese dhe menaxhim të përgjithshëm”. Edhe pse është ende aktiv si zyrtar i lartë komunal, ai nuk e ka parë si pengesë për të hyrë në tregun e konsulencës.
Brestovci figuron edhe si aksionar në disa biznese të tjera, por ky është rasti i parë që një emër biznesi përzien dashurinë dhe menaxhimin në të njëjtën fjali. /Demokracia.com/