Lajme
Haziri: Për LDK-në nuk është problem emri i kandidatit për kryeparlamentar i propozuar nga VV-ja
Demokracia
08:32 | 25 Prill 2025

Share:

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe deputet, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se LDK ka deklaruar qartë pozicionin e saj për këtë çështje.

“Në ora 10:00 LDK sërish paraqitet në Kuvend me grupin e saj parlamentar dhe qëndrimin ne e kemi, votën e kemi të deklaruar dhe e kemi atë qëndrim” deklaroi Haziri.

Ai ka theksuar se për LDK-në nuk ka asnjë problem me emrin e kandidatit që propozon Vetëvendosje (VV)

“Për LDK-në nuk është problem emri i përveçëm, sepse VV-së i takon me bërë propozimin, është në vlerësimin e tyre se kë e kandidojnë” shtoi ai

Haziri ka theksuar se ky proces është në dorë të VV dhe partnerëve të saj, duke shtuar se si e zgjedhin këtë bllokadë.

“LDK ka thënë se i takon VV me arritë marrëveshje politike për implementimin e zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit. Kjo çështje i takon VV-në dhe partnerëve të saj” potencoi Haziri për FrontOnline.

Të ngjashme