Sport
Milan – Bologna, finalja e Kupës së Italisë
Demokracia
23:11 | 24 Prill 2025

Share:

Bologna ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, aty ku do të përballen me Milanin që eliminoi mbrëmë Interin (23 prill).

Bologna ia doli të triumfonte me rezultat të përgjithshëm 5-1 ndaj Empolit, ndërsa takimi i dytë përfundoi 2-1.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Fabbian kaloi vendasit në epërsi, me një asistim të Moros.

Por, Empoli u kundërpërgjigj me anë të Kovalenkos (33’), për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Vendasit ia dolën të fitojnë edhe këtë takim, duke realizuar për 2-1 me anë të Dallingas, që realizoi në minutën e 86-të.

Milani e pret Bolognan në finalen e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet më 14 maj në Stadio Olimpico.

Të ngjashme