Lajme
Veton Berisha i reagon deputetëve të VV-së: Nuk jam kërcënuar nga askush!
Demokracia
22:35 | 24 Prill 2025

Share:

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka mohuar se është kërcënuar nga Milan Radojçiqi.

Berisha në një lidhje direkte në “Politiko” ka sqaruar se ka kërkuar që të publikohet emri për të qartësuar se nuk është kërcënuar ai.

“Unë kam kërku të qartësohet opinioni, të dilet me emër nëse është e nevojshme edhe në këtë aspekt unë jam kanë i qet se nuk qëndron asgjë prej kësaj punë me mu, por ka qenë e nevojshme të dilet me emër.  Nuk ka asnjë lloj fuqie nga asnjëra palë që të na shantazhojë”, ka thënë Berisha.

Ndiqini deklaratën e plotë në videon e mëposhtme. 

Të ngjashme