Hyrja e Gjestit në “Big Brother VIP Kosova” dhe më pas në “Big Brother VIP Albania”, e kanë ndryshuar një herë e mirë statusin e tij.
Këngëtari i ri është më i famshmi i momentit dhe po e shijon gjithë lavinë që po i jep popullariteti.
Gjesti e ka fituar “BBVA” dhe çmimin e madh prej 100 mijë euro, por jo vetëm, edhe pëlqimin e një mase të gjerë, shkruan “Kosovarja”.
Këto ditë është parë duke bërë jetë luksi, ndërkohë që në dorë ka një aksesor me gur diamanti, e në vesh vath me diamant.