Lajme
Pas 40 ditësh në gjendje kome, vdes punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë
Demokracia
16:51 | 24 Prill 2025

Share:

Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Selim Hajraj, rreth 57-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda më 15 mars pasi ishte rrëzuar nga një skelë gjatë punës në qytetin e Pejës.

Që nga ajo ditë, ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi në repartin intensiv për plot 40 ditë.

Fatkeqësisht, mbrëmë ai ndërroi jetë.

Pas konfirmimit të vdekjes, rasti është proceduar nga organet e rendit dhe Prokuroria, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00.

Të ngjashme