Lajme
Minatorët e Kishnicës pezullojnë grevën e nisur dy ditë më parë, presin nivelizim të pagave
Demokracia
16:33 | 24 Prill 2025

Share:

Pezullohet greva e minatorëve në flotacionin e Kishnicës, dy ditë pasi kishte nisur si shkas i pakënaqësisë me pagat e paekzekutuara të muajit mars. Pavarësisht se po në ditën e nisjes së grevës, minatorëve iu kishin ekzekutuar pagat, ata kishin vazhduar për grevë për plotësimin e kërkesave të tjera.

Këshilli grevist i përbërë nga Xhevdet Zymeri, Arben Gashi dhe Avni Aliu kanë njoftuar se arsyeja kryesore e pezullimit të grevës janë moshumbja financiare si ndërmarrje si dhe pajtimi për të vazhduar diskutimi social lidhur me kërkesat e shprehura. Sipas njoftimit thuhet se vetëm 20% janë plotësuar kërkesat e Këshillit Grevist të Minatorëve në Kishnicë dhe presin nivelizim të pagave sikurse ajo e Stanitergut.

Greva gë ka filluar me datën 22.04.2025, pezullohet për një afat të pacaktuar. Ne si Këshill grevist në bashkëpunim me punëtorët jemi pajtuar që të vazhdojmë diskutimet social për “plotësimin e kërkesave tona të ligjshme”. Arsyeja e pezullimit është mos të kemi humbje financiare si ndërmarrje por edhe ashtu edhe ne. Kërkesat e këtij këshilli grevist janë realizuar 20% por që presim përkrahje dhe vullnet nga menaxhmenti që të plotësohen kërkesat tona ligjitime dhe bashkëkohore. Lusim menaxhmentin e ndërrmarrjes Trepça SH.A të ketë parasysh dhe mos të ketë diskiminim me paga si në muajt paraprak. Nivilizimi i pagave me Stanitergun te jete prioritet dhe i pa diskutushum dhe i realizushëm në muajt e ardhshëm mbrenda ketij viti”, thuhet në njoftimin e tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme