ShowBiz
Pas rikthimit në muzikë, Fero po fillon edhe me koncerte
Demokracia
16:05 | 24 Prill 2025

Share:

Pas rikthimit të tij në muzikë, reperi Fero po i rikthehet gjithashtu edhe skenës, me koncerte të njëpasnjëshme.

Përmes postimeve në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë me ndjekësit datat dhe eventet ku do të performojë së shpejti.

Ky rikthim i papritur në skenën muzikore vjen pas një pauze të gjatë, gjatë së cilës Fero kishte vendosur të tërhiqej nga muzika për t’iu përkushtuar besimit islam.

Foto: Feronit Shabani / Instagram

Vetëm një javë më parë, ai publikoi këngën e tij të rikthimit me titullin “A pe sheh”, e cila shënon një kapitull të ri në karrierën e tij artistike dhe u prit me interes nga publiku.

“A pe sheh” është një projekt i ngarkuar me mesazhe personale që i drejtohen ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajlit dhe avokates së kësaj të fundit.

Kënga përbën jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një shprehje të hapur të ndjenjave dhe realitetit të tij personal, veçanërisht lidhur me procesin ligjor për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Të ngjashme