Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Artane Rizvanolli ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2025, transmeton Periskopi.
Rizvanolli ka deklaruar se ka një banesë të dhuruar nga prindërit në vlerë 66 mijë euro.
Ajo ka deklaruar një veturë Renault të blerë nga kursimet në vlerë 16 mijë euro.
Pasuria e më e madhe e saj është nëpër banka. Znj. Rizvanolli ka deklaruar rreth 200 mijë euro para të gatshme, pa numëruar ato të bashkëshortit të saj.