Lajme
Vizita e paparalajmëruar e Sorensenit në Kosovë, në Qeveri nis takimi me Bislimin
Demokracia
11:28 | 24 Prill 2025

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në Qeverinë e Kosovës me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.

Vizita e Sorensen në Prishtinë vjen mes ngërçit institucional dhe për këtë vizitë nuk pati njoftim zyrtar nga Bashkimi Europian.

Takimi nisi nga ora 11:00 dhe nuk dihet nëse Sorensen do të deklarohet për media.

Sorensen para takimit me Bislimin qëndroi në KFOR ku u takuar me komandantin Enrico Barduani./Express/

 

Të ngjashme