Lajme
Hasani i PDK-së: VV duhet të propozojë një kandidat tjetër – Zoti e bëftë mire nëse e propozojnë prap Haxhiun
Demokracia
09:17 | 24 Prill 2025

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të ofrojë një kandidat të pranueshëm për të gjithë spektrin politik.

VV duhet të ofrojë një kandidat konsensual, një kandidat që është i pranueshëm” ka deklaruar Hasani për FrontOnline.

Duke folur për përgjegjësinë që sjell pozita e kryeparlamentarit, Hasani theksoi rëndësinë që kandidati të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse në skenën politike.

‘’Ai duhet të na përfaqësojë ne, Kosovën, shtetin, ai duhet të jetë njeri i afërt, i dashur, i mirësjellur për të gjithë e jo të jetë një njeri që e dëmton imazhin e vendit,’’ tha ai.

Të ngjashme