Lajme
Kursime deri në 200 mijë euro e mëditje për Kroaci e Zvicër, ja çka deklaruan pasuri Rizvanolli e Hajdari
Demokracia
23:56 | 23 Prill 2025

Share:

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, të dhëna që janë publikuar gjatë ditës së sotme.

Rizvanolli ka deklaruar se ka një banesë 91.70 metra katrorë me vlerë prej 66 mijë euro, e dhuruar nga prindërit.

Ajo gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë, e cila është pronësi të bashkëshortit, me vlerë 16 mijë euro, e blerë nga ajo me kursime.

Rizvanolli gjithashtu ka deklaruar edhe paratë e gatshme në llogari rrjedhëse, siç thuhet në APK, në depozita dhe në huadhënie në euro osë në valuta tjera të huaja.

Në këtë kategori, Ministrja në detyrë ka deklaruar se ka rreth 200 mijë euro të kursyera.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë ka deklaruar edhe të ardhurat vjetore personale dhe familjare.

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e ka bërë edhe Ministrja në detyrë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari ka deklaruar një banesë 60 metra katrorë, me vlerë mbi 56 mijë euro, e cila është pronësi e përbashkët.

Ajo gjithashtu deklaroi edhe një biznes individual me emrin N.SH “R&V Consulting”.

Ministrja në detyrë ka deklaruar edhe mëditjet nga udhëtimet zyrtare, duke përfshirë Zvicrën, Slloveninë, Gjermaninë, Turqinë, Francën, Austrinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë dhe Malin e Zi.

Të ngjashme