Lajme
“Një bukë do të kushtojë 80 cent pas shtrenjtimit të rrymës” – këto janë produktet që patën rritje ekstreme të çmimeve brenda një viti
Demokracia
23:50 | 23 Prill 2025

Share:

Në muajin mars 2025, çmimet e produkteve të konsumit janë rritur mesatarisht 2.9% krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, produktet çmimet e të cilave më së shumti janë rritur:

  • kafe, çaj dhe kakao – me 17.1%,
  • perime – me 8.7%,
  • mish – me 8.3%,
  • shërbime për mirëmbajtjen e makinave – me 7.6%,
  • qumësht, djathë dhe vezë – me 7.1%,
  • pemë – me 6.7%,
  • mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e shtëpisë – me 4.8%,
  • produkte për kujdes personal – me 4.3%.
  • mirëmbajtje të banesave – 3.2%,
  • duhan – 2.9%,
  • produkte të ëmbla si çokollata, reçeli, mjalti – 2.4%,

Nga 1 prilli 2025, Zyrja e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që përdorin mbi 600 kilovatë orë në muaj.  çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët ka pësuar një rritje prej 16.1%.

Sipas tregtarëve kjo do të ndikoj edhe në rritjen e çmimit të bukës. Disa prej tyre për Insajderin kanë deklaruar se çmimi për këtë produkt pritet të shkojnë deri në 80 cent.

 

 

Të ngjashme