Një person dyshohet të jetë plagosur në lagjen Emshir në kryeqytet por që i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku dhe se i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Në vend të ngjarjes janë policia, të cilët po e kontrollojnë të gjithë lagjen ku dyshohet se ka ndodhur plagosja.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.