ShowBiz
Adelina Berisha paralajmëron këngën e re, sjell fotografi atraktive nga prapaskenat e xhirimev të klipit
Demokracia
21:16 | 23 Prill 2025

Share:

Adelina Berisha, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri, një projekt për të cilin ka punuar me shumë përkushtim.

Kënga e re vjen në bashkëpunim me producentin e njohur Çelik Lipa, ndërsa videoklipi është realizuar nga produksioni FullMoon Production, që njihet për standarde të larta vizuale.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Në disa fotografi të publikuara në profilin e saj në Instagram, Adelina shihet më atraktive se kurrë, teksa pozon nga prapaskenat e xhirimeve.

Pamjet sugjerojnë një klip dinamik dhe stilistikisht të kuruar, që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Në përshkrimin e postimit, këngëtarja shprehet: “Mezi po pres të publikohet kënga dhe videoklipi im më i ri. Një projekt që kam punuar shumë në të dhe shpresoj të pëlqehet nga të gjithë ju”.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Adelina, e njohur për hite të shumta dhe stilin e saj të veçantë skenik, duket se po përgatitet për një tjetër sukses muzikor që do të shënjojë verën. Fansat tashmë janë në pritje të datës së publikimit, ndërsa interesimi për rikthimin e saj është i madh.

Të ngjashme