Nga e hëna, në zingjirin e shitoreve të specializuara të prodhuesit më eminent të produkteve të shpezëve në vend, çmimi i vezëve, një komplet, ose 30 copë vezë, është ngritur saktësisht në 3,80 euro nga 3,50 euro, sa ishte me javë, ndoshta edhe me muaj, i pandryshueshëm. Ndërkohë, dje në një nga marketet e një kompanie të madhe tregtare të vendit, një komplet vezë kishte çmimin 4,20 euro.
Sot, një komplet prej 30 copë vezësh në shumë tregje të vendit saktësisht kushton ndërmjet 3,80 deri në 4,20 euro, madje aty këtu në disa markete edhe 4,50 euro. Këto çmime, sipas vrojtuesve të ecurive të çmimeve në tregjet e vendit, deri në fillim të kësaj jave kanë qenë diku rreth 10 për qind më të ulëta.
Nga e hëna (21 prilli 20220), me çmimet e reja të ngritura të vezëve në tregjet e Kosovës (në shitore të specializuara, në minimarkete, markete dhe megamarkete, në tregje të gjelbra) janë sfiduar konsumatorët, tek të cilët natyrisht kjo ngritje çmimi nuk është pritur mirë.
“Me gjasë, prodhuesit dhe tregtarët e vezëve në Kosovë, më shumë të ndikuar nga ndikimet zinxhir të ngritjes së çmimeve si rrjedhojë e çmimeve të ringritura prej 16,1 për qind të energjisë elektrike, se sa nga ndikimi i vërtetë i çmimeve të reja të rrymës te prodhuesit e vezëve, nuk kanë pritur shumë për t’i ngritur çmimet”, thotë një prishtinas, blerës i rregullt i vezëve në një shitore të specializuar të produkteve të shpezëve këtu në kryeqytet.
Ai shpreh frikën se do të ketë akoma ngritje çmimesh të këtij produkti, duke përkujtuar gjysmën e parë të muajit tetor të 2024-tës, kur në Kosovë brenda një jave ka ndodhur edhe 2 herë ngritje çmimi të vezëve.
Sidoqoftë, nga e hëna, në zinxhirin e shitoreve të specializuara të prodhuesit më eminent të produkteve të shpezëve në vend, që tashmë, në njëfarë mënyre vlerësohet ndër konsumatorë dhe shërben si referencë për të parë ecurinë e çmimeve të produkteve të shpezëve, çmimi i vezëve, një komplet, ose 30 copë vezë, është ngritur saktësisht në 3,80 euro nga 3,50 euro, sa ishte me javë, ndoshta edhe me muaj, i pandryshueshëm. Ndërkohë, dje në një nga marketet e një kompanie të madhe tregtare të vendit, një komplet vezë kishte çmimin 4,20 euro.
Nuk ka shpjegime bindëse nga tregtarët për fluksin e rinisjes së ngritjes së çmimit të vezëve në Kosovë. Për shkaqet e rikthimit të çmimeve të ngritura të vezëve, askush nga tregtarët, pos hamendësimeve, nuk ka ndonjë shpjegim të saktë. Shumë tregtarë, theksojnë shkakun e rritjes së çmimit të rrymës.