Tri javë pas vrasjes së rreshterit nga Kaçaniku, Muhamet Lika institucionet e drejtësisë përmes një aksioni të realizuar në orët e hershme të së hënës kanë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasje. I dyshuari kryesor që besohet të ketë kryer aktin është Rejhan Bela, i cili ishte ende i mitur.
Lidhur me këtë në Poudjevë janë vendosur shkrime në mure.
Aty kërkohet që të mos vriten zyrtarët policorë.
“Islamista stop vrasjes se policëve dhe dhunës”, thuhet aty.
I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Rejhan Bela i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji nga Gjykata Themelore e Ferizajt si i dyshuari kryesor për vrasjen e policit. Ai ishte 17 vjeçar në ditën kur kreu vrasjen.
Ndërsa, lidhur me rastin janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi, janë të dyshuarit e tjerë që dolën të martën para gjykatës në Ferizaj.
Haki Bela 26 vjeçari dyshohet të jetë lideri i grupit pjesëmarrës që po gjykohet për ekzekutimin e rreshterit Lika. Ai dyshohet të jetë i përfshirë në aktivitete ekstremiste fetare.
Sipas informacioneve- Haki Bela ishte arrestuar në vitin 2023 nga polici Muhamed Lika për përhapje të urrejtjes fetare.
Ai ishte arrestuar për përhapje të disa fletushkave më përmbajtje kundër festimit të vitit të ri të cilat ishin vendos në hapësira publike në Kaçanik fund të dhjetorit të vitit 2023.
“Kaçanik 26.12.2023-11:00. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e vitit 2023.