Lajme
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për një person, dyshohet se ka vjedhur gjësende në vlerë rreth 120 mijë euro
Demokracia
11:07 | 23 Prill 2025

Share:

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin që ka vjedhur gjësende në vlerë rreth 120 mijë euro.

Sipas prokurorisë “i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, rreth orëve të mëngjesi, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi pronari së bashku me familjarët e tij gjendej për pushime jashtë vendit, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes ne katin e dyte  të shtëpisë hynë brenda ku nga aty merr sasi te arit ne vlere rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro, para te gatshme rreth 7.000 (shtatë mije) euro, si dhe ore dorë te markave te ndryshme ne vlere rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi pa e vërejtur nga askush, ashtu që gjatë kontrollit  nga Policia e Kosovës  me datë 21.04.2025 në shtëpinë e të pandehurit gjejnë  ora te markave te ndryshme të cilat i përkitnin viktimës”.

Të ngjashme