Lajme
Emilja Rexhepi thotë se “ndoshta” sot do të votojë për kryeperlamentarin
Demokracia
10:09 | 23 Prill 2025

Share:

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një deklaratë që ka hedhur dyshime mbi votën e saj.

E pyetur se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, ajo është përgjigjur “ndoshta e votojmë”.

Rexhepi, javën e kaluar  përpos votës për kryeparlamentarin kishte thënë  se do ta mbështesë edhe votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.

 

Të ngjashme