Lajme
Për çfarë po konsultohet LVV-ja me partitë tjera? Haxhiu thotë se mbajnë “qëndrimin e njëjtë”
Demokracia
10:02 | 23 Prill 2025

Share:

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmoi se kanë një takim konsultativ me partitë e tjera parlamentare, ndërsa po futej në Kuvend.

Megjithatë, ajo tha se do ta mbajnë qëndrimin e njëjtë edhe sot.

“Ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë”, iu tha ajo gazetarëve.

Edhe anëtarë tjerë të LVV-së konfirmuan se s’do të heqin dorë nga Haxhiu si kandidate për kryeparlamentare, pavarësisht se nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.

 

 

Të ngjashme