Lajme
“Si kaluat, cilit ngërç…?”, Sveçla habitet kur pyetet nga gazetarët, bën sikur nuk ka ngërç politik
Demokracia
09:51 | 23 Prill 2025

Share:

Deputeti Xhelal Sveçla nuk iu është ndalur gazetarëve pak para fillimit të seancës, transmeton Periskopi.

I njëjti, teksa pyetej nga gazetarët – duke ecur shprehet i habitur me pyetjen e gazetarëve “Si do ta kaloni këtë ngërç politik?”.

“Cilit ngërç…?”, u shpreh i habitur Sveçla, teksa po hynte në Kuvend.

Ndryshe, seanca e fundit është ndërprerë – pasi Konjufca kërkoi kohë shtesë për shkak që partia fituese e zgjedhjeve nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në dy tentativa, Ablulena Haxhiu kishte dështuar të shtunën të zgjedhet kryetare e Kuvendit. /Periskopi/

Të ngjashme