Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se në Gjakovë janë duke u intervistuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe tre qytetarë, të dyshuar për përfshirje në vepra penale.
Zyrtarët policorë dyshohen për ndihmë dhe bashkëpunim në kryerjen e veprave penale, ndërsa qytetarët po hetohen për disa vepra të rënda, përfshirë tentim vrasje dhe trafikim me narkotikë.
Rasti është në trajtim nga organet kompetente.