Lajme
Izraeli e publikon e pastaj e fshin postimin ngushëllues për Papa Françeskun
Demokracia
23:43 | 22 Prill 2025

Share:

Qeveria e Izraelit ka shpërndarë por më pas e ka fshirë një postim ngushëllues në rrjetet sociale për vdekjen e papa Françeskut. Mediat izraelite e kanë lidhur këtë me kritikat e papës për luftën në Gaza.

“Pusho në paqe papa Françesku. Qoftë i bekuar kujtimi për të”, shkruhej në postimin e faqes zyrtare izraelite.

Por, më pas u raportua se zyrtarë izraelitë kanë thënë se papa kishte bërë deklarata kundër Izraelit dhe se postimi ishte “gabim”, raportoi Reuters.

Papa, i cili vdiq të hënën, pati thënë në nëntor se komuniteti ndërkombëtar duhet të hetojë nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza ishte gjenocid kundër palestinezëve.

Në janar, papa e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “të turpshme”.

Të ngjashme