Manchester City ka fituar 2-1 me Aston Villan në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Bernardo Silva.
Por, epërsia e tyre nuk zgjati shumë pasi vendasit ia dolën shpejt t’i barazonin shifrat në 1-1.
Marcus Rashford ia doli të realizonte nga penalltia për të barazuar rezultatin, ndërsa sfida u bë edhe më dinamika.
Ylli i Manchester United që është në huazim te Villa’s, kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e dytë personal në këtë takim, por në minutën e 39-të Stefan Ortgea bëri pritje fantastike.
James McAtee (67’) tentoi të realizonte një super gol, ndërsa Emiliano Martinez ishte veç se i mposhtur, por topi i paraboluar nuk përfundoi në portë për pak centimetra.
Në minutën e 80-të, Omar Marmoush mendoi se kishte shënuar golin e fitores për vendasit, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Tre minuta më vonë, edhe Ollie Watkins mendoi se po shënonte në portën e Cityt, por që mbrojta e bllokoi topin para se të hynte në portë, ndërsa më vonë u bë e ditur se ishte në pozicion jashtë loje.
Por, Citizens ia dolën të shënon golin e fitores me anë të Matheus Nunes, që realizoi për 2-1 në minutën e 90+4-të.
Pas javës së 34-të, Manchester City ka 61 pikë në vendin e tretë. Në xhiron e 35-të, kampioni në fuqi i Ligës Premier do të përballet me Wolvesin.