Mbrëmë (e diel) është mbajtur festa për edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.
Në eventin e mbajtur në një klub në Tiranë kanë qenë të pranishëm të gjithë konkurrentët e këtij formati.
Ka qenë producentja Sara Hoxha që ka ndarë disa fotografi nga kjo mbrëmje magjike.
Në njërën prej imazheve shihet përkrah fituesit të këtij edicioni, Besart Kelmendit – Gjesti.
E po ashtu në anën tjetër shfaqet edhe me njërën prej banoreve më të përfolura, Egli Takon.
Ky edicion ka qenë i mbushur me përplot ngjarje, dinamika, situata tensionuese e momente të bukura.
Gjesti ka fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh duke lënë në vend të dytë Rozana Radin.