Abelard Tahiri, deputet i PDK-së, ka thënë se VV-ja nuk do të arrij t’i sigurojë votat për kryeparlamentar.
Ai ka thënë se PDK-ja do të veprojë njëjtë si herët e kaluara.
“Kjo nuk është në dorën tonë. Ne do të veprojmë njëjtë sic kemi vepruar në të dyjat rastet kur është votuar kandidatja për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo që pritet të ndodh është nëse kjo parti arrin me pas shumicën me partnerët e koalicionit që pretendon me i pas në këtë rast atëherë normalisht nëse arrin me i pas 61 deputetë do ta zgjedhin këtë cështje dhe do ta kemi kryetaren e re të Kuvendit. Unë jam shumë skeptik duke e parë situatën brenda, duke e parë atmosferën brenda…”, tha Tahiri.