Lajme
Detaje: Aksioni i madh i Njësisë Speciale në Kaçanik, ndërlidhet me vrasjen e policit Muhamed Lika
Demokracia
08:57 | 21 Prill 2025

Share:

Policia e Kosovës ka nisur një aksion të hënën në mëngjes në qytetin e Kaçanikut i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

I njëjti nuk ka dhënë detaje shtesë, derisa ka njoftuar se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar ai, transmeton Periskopi.

Mbrëmjen e 1 prillit, rreshteri Muhamed Lika u vra në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025