Lajme
Vetura e godet motoçikletën në Belincë të Shtimës, i lënduari dërgohet në QKUK
Demokracia
19:10 | 20 Prill 2025

Share:

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:21, në fshatin Belincë të Shtimës.

Me këtë rast i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi për Klankosova.tv se në këtë aksident vetura e ka goditur një motoçikletë.

“Njesia e hetimeve të aksidenteve janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, tha Veseli.

Të ngjashme