Sport
Real Madridi ‘arrin marrëveshje’ për yllin e Arsenalit pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve
Demokracia
20:27 | 19 Prill 2025

Share:

Pas asaj që ishte padyshim një nga fitoret më të mëdha në arenën evropiane të Arsenalit, ‘Topçinjtë’ duket se do të humbasin një lojtar tejet të rëndësishëm ndaj një ekipi që e mposhtën me meritë.

Shumë pak njerëz i dhanë shanse Arsenalit për ta eliminuar Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por ata e bën këtë falë konsolidimit në fazën e mbrojtjes.

Pavarësisht se londinezët tashmë po garojnë për titullin e Ligës Premier, është pikërisht Real Madridi që thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të transferuar një nga yjet e tyre të mëdhenj.

Një raportim nga Defensa Central, ka zbuluar se gjiganti spanjoll ka vendosur që të nënshkruajë me William Saliban si objektivin e tyre kryesor.

Saliba është bërë një lojtar i paprekshëm tek Arsenali në vitet e fundit, ani pse atij iu desh të punojë fortë për ta arritur këtë.

Mbrojtësi fillimisht iu bashkua klubit nga Saint-Etienne në 2019 para se të huazohej në Francë tri herë, tek Saint-Etienne, Nice dhe Marseille.

Partneriteti i tij me Gabriel në zemër të mbrojtjes së Arsenalit ka qenë një pjesë e madhe e meritave pse klubi ka garuar për titullin e Ligës Premier gjatë tri sezoneve të fundit.

Madridi do të duhej të bënte një investim të madh për Saliban, pasi kontrata e tij akuale me Arsenalin nuk skadon deri në vitin 2027./Telegrafi/

Të ngjashme