Sport
Java e Mbappes për t’u harruar: Klubi që bleu ra në kategorinë e tretë pas 40 vitesh
Demokracia
15:26 | 19 Prill 2025

Share:

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, këtë javë sigurisht që nuk do të mbahet mend me mall dhe jo vetëm për eliminimin me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve të mërkurën nga Arsenali, i cili fitoi 2-1 në Madrid dhe kaloi në gjysmëfinale me një fitore të përgjithshme 5-1, por Mbappe mori një lajm të ri të keq në lidhje me biznesin e tij jashtë fushës.

Mbappe, ose më mirë fondi i tij i investimeve Coalition Capital, e bleu klubin Caen vitin e kaluar për 15 milionë euro, por pavarësisht kësaj, klubi sezonin e ardhshëm do të luajë në divizionin e tretë të Francës.

Caen, një nga klubet më të vjetra franceze, u mposht mbrëmë në shtëpi nga Martigues me rezultat 3-0 dhe u rrëzua nga liga me tre xhiro të mbetura në Ligue 2.

Pas blerjes së klubit, Mbappe premtoi një kalim të shpejt në mesin e ekipeve më të mira në Francë dhe tani do të luajë në kategorinë e tretë të futbollit francez për herë të parë pas 40 vitesh.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025