Pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit, deputetët e partive kthehen në sallën e seancave plenare.
Deputetët e parë që u kthyen në seancë ishin ata të Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj të Partisë Demokratike të Kosovës dhe më pas të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më pas ata të NISMA-s.
Nuk dihet ende nëse do të ketë sërish përpjekje të re për të votuar kryetarin e Kuvendit.
Kujtojmë se kandidatja e parë që u propozua nga Vetëvendosje ishte Albulena Haxhiu, por Kuvendi dështoi ta zgjedh atë.
Pro votuan 57 deputetë, 20 votuan kundër, kurse tre deputetët e NISMA-s abstenduan.