Lajme
Ferizajasi vozitë rreth 100 km/h në zonën për 40, dënohet me 300 euro, 3 pikë negative e 6 muaj pezullim të patentëshoferit
Demokracia
08:21 | 19 Prill 2025

Share:

Policia e Kosovës ka gjobitur një 20-vjeçar në Ferizaj, i cili në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 96 km/h.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.

Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

 

 

Të ngjashme