Propozimi efektivisht do të ngrinte luftën, me territoret ukrainase të pushtuara tani nga Rusia që mbeten nën kontrollin e Moskës.
Shtetet e Bashkuara u paraqitën aleatëve propozime për të mundësuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Mes tyre, përfshihet një përmbledhje e kushteve për t’i dhënë fund luftimeve dhe një propozim për të lehtësuar sanksionet ndaj Moskës në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm.
Lajmi u bë i ditur nga Bloomberg, duke cituar zyrtarë evropianë me dijeni për këtë çështje.
Shtytja vjen në një kohë kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sugjeroi të premten se administrata Trump është e përgatitur të “largohet” nga përpjekjet e saj për paqe nëse nuk arrihet shpejt përparim.
Zëvendës presidenti i SHBA-ve JD Vance, megjithatë, tha në Romë të premten se ishte “optimist” lidhur me shanset për t’i dhënë fund luftës.
Konturet e planit të SHBA-ve u ndanë gjatë takimeve në Paris të enjten, raporton Bloomberg.
Propozimi efektivisht do të ngrinte luftën, me territoret ukrainase të pushtuara tani nga Rusia që mbeten nën kontrollin e Moskës, thanë njerëzit.
Aspiratat e Kyiv-it për t’u bashkuar me NATO-n do të mbeteshin gjithashtu jashtë bisedimeve.
Njerëzit nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme, duke përmendur natyrën konfidenciale të diskutimeve.
Bisedimet në Paris përfshinin një takim midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe të dërguarit amerikan Steve Witkoff, si dhe diskutime midis Rubio-s dhe këshilltarëve si dhe negociatorëve të sigurisë kombëtare nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Ukraina.