Partia Demokratike e Kosovës në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, ka kujtuar të rënët e kryeeqytetit nga lufta e fundit.
Në një postim në Facebook, PDK shprehet se nderohet guximi dhe sakrifica e atyre që dhanë gjithçka për vendin.
“Me idealin e lirisë dhe emblemën e UÇK-së në zemër, ata ranë për t’u përjetësuar në historinë e lavdishme të vendit tonë”.
“Lavdi e përjetshme!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.